E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Agron Llakaj: Koço ishte një thesar i humorit shqiptar, thesar dhe iku aq i varfër, është dhimbje
Publik News

Agron Llakaj: Koço ishte një thesar i humorit shqiptar, thesar dhe iku aq i varfër, është dhimbje

Aktori Agron Llakaj. Përpos të gjithë kujtimeve të bukura, që lidhen me aspektet profesionale por edhe ato familjare, pasi aktorët ishim miq shumë të mirë, Llakaj veçon një fakt që shumë pak njerëz flasin. Agroni citoi se “Koço ishte një thesar i humorit shqiptar, thesar dhe iku aq i varfër, është dhimbje”.

Me këtë ai iu referua vështirësive financiare që u gjend aktori në pjesën më të madhe të jetës. Llakaj e cilësoi si hipokrizi lavdet e thurura për aktorin, ndërsa shtoi se askush nuk u kujtua për të sa ishte gjallë. Ai theksoi se aktori ka jetuar në një shtëpi me qira dhe ajo që mori me vete ishin vlerësimet dhe të qeshurat e publikut.

“Ai ishte një thesar i humorit shqiptar, thesar dhe iku aq i varfër, është dhimbje. Unë do të thosha që fati i keq i artistëve, sa janë gjallë nuk kujtohet njeri për ta, por kur largohen të gjithë thurin lavde. Një hipokrizi që gjendet kudo. Vlerësojini njerëzit sa janë pranë nesh, sado që themi ne, Koço nuk dëgjoi asgjë. Të mos harrojmë që ai u largua i varfër nga kjo botë, në një shtëpi me qira, e bën dyfish dhimbjen më të madhe”, tha Llakaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.