Agron Llakaj prek me fjalët për vdekjen e poetit Petrit Ruka: Petja poeti i shpirtit
Aktori i njohur i humorit Agron Llakaj përmes një postimi në rrjetet sociale, ka shkruar disa vargje të ndjera për humbjen e mikut të tij, poetit Petrit Ruka.
“Ikja jote është e rëndë dhe ta merr frymën, s’doja ta besoja”, shkruan mes të tjerash Llakaj në mesazhin e tij të ngushëllimit.
MESAZHI I PLOTË I NGUSHËLLIMIT
Petrit Ruka,poeti i madh dhe mik i shtrenjte, sot na la!
Ne kete mengjes te hidhur,nuk e gjej dot fjalen per Ty Petja …,Ikja jote eshte e rende dhe ta merr frymen…,sdoja ta besoja,kerkova qe thjesht te jete nje lajm enderrash…,dhe te zgjohesha me shijen e nje gjumi te keq.
Gjithmone kam shpresuar se ne betejen me semundjen,Ti do triumfoje…,dhe do te ritakoheshim serish ne nje kafe miqsh me shume mall ! Petja!
Dashnor i fjales se gdhendur ne vargje,poeti i shpirtit te trazuar,skenaristit ne filma e dokumentare por dhe i zerit te vecante dhe burimor,i zerit qe te mberthen dhe nuk e kupton dot figuren qe shfaqet,pa shoqerine e zerit tend.
Petja! O Mik i mire dhe i mencur,o tepelenasi me bote sa nje bote….,ike sot ,dhe na le nje mal trishtimi ne shpirt.Petja i dashur , te kam ne sy ashtu sic vetem Ti ishe…, edhe ere,edhe ujvare, dallge e trazuar ,melodi shpirti e derdhur ne varg ,nje Mik i shtrenjte,nje Mik i rralle !Malli per Ty,nje lot i mbetur ne sy .Lamtumire Petja ! Qofsh i Zotit !
***
Baba, ne ikëm… Shtëpinë e braktisëm…
Një kohë arixhinjsh jeton gjithë bota,
Dhe foton tënde nga muret e zbritëm,
Si dryn një palë lot vendosëm tek porta…
Ikëm, or ikëm, vendlindjen e vramë,
Në metropole që mblidhen si punë e iriqve,
(E ke parasysh kur e vjelin një pemë
Dhe mblidhet e ngjishet si në vargjet e fiqve?!)
U ngjeshëm këtej nëpër halle të reja,
E humbëm dhe barin, dhe gjumin, dhe këngën,
Gjithçka e gatshme në dyqane luksoze,..
Dyqan psikologu, që të kallais dhe zemrën…
Ne ikëm dhe varrin ta kyçëm në një video,
Të dielën të takojmë në xhamin vizual,
Me mend i vemë lulet, dy lotë, një cigare,
Jetojmë me simbol…në një botë me manual.
Në fshat nuk shkojmë, e kemi me vete,
Tani ne gjithçka e mbajmë në një kuti,
Kjo kutia baba e ka emrin kompjuter,
Në xhamin e tij takon çdo njeri…
Në xhamin e tij gjen nuse, bën dasëm,
Puth djemtë e vëllait në tjetër kontinent,
Dhe nënën e qan nga mijra kilometra
Kur e fusin në varr, me video konferencë.
Ne bashkë do bëhemi kur të vijmë aty poshtë,
Këtu lart u ndamë për jetë e për mot,
S’të shkruaj më shumë, se ti e di mirë,
Qëllova i dobët dhe mbytem në lot.
Nuk dimë ku shkojmë, s’ka kohë të mendohesh,
Nxitojmë nga që thjesht është në modë nxitimi,
Një kohë arixhinjsh jeton sot gjithë bota,
Ik edhe thur kanistra pikëllimi…
Petrit Ruka
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



