E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Agron Llakaj “shofer” i parë !
Our Story

Agron Llakaj “shofer” i parë !

Lufta për audiencë! Agron Llakaj thotë fjalën e fundit për ‘rivalët’

Kujt ia kishte marrë mendja që dy grafikë të thjeshtë me ulje e ngritje kurbash do shkaktonin gjithë këtë zhurmë?

Po ziejnë portalet që kur Luana nxori grafikun e saj të audiencës, që sigurisht e rendiste programin e saj “Shiko kush luan” si më të ndjekurin e të shtunës. Si t’i kishte hedhur dorezën për duel e jo një grafik, Ermali iu kundërpërgjigj Luanës me grafikun e tij, por që kësaj here e klasifikonte “Xing me Ermalin” si më të preferuarin. Për secilin prej tyre kundërshtari i vërtetë më i fortë ishte “Al Pazar”.

Në atë qetësinë e tij, e pa e vrarë mendjen fare as për grafik e as për konkurrencë, Agron Llakaj përgjigjet i kontaktuar në telefon nga Tiranapost: “As nuk shoh e as nuk bëj grafikë. Për mua ka rëndësi që “Al Pazar” të shihet dhe se si të gjej mënyra profesionale për ta bërë edhe më të ndjekur. Jam i qetë dhe kam mënyrat e mia për të matur shikueshmërinë, nuk jam në garë me askënd veç vetes time dhe as nuk dua të komentoj vendin e dytë që më paskan rezervuar.

Siç thonë edhe vlonjatët, ne duam të gjithë vendin e parë në autobus. Nuk u shpik që nuk u shpik ai autobusi që do ecë anash”. Indiferent ndaj zhurmës e rrjeteve sociale, duke mos u bërë kurrë protagonist, befas Agroni u mbiu në derë edhe Ermalit edhe Luanës si konkurrenti i vërtetë dhe më i forti, që deri më sot as njëri e as tjetri nuk e paskan konsideruar./TP

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.