E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Agron Shehaj e quan absurde sjelljen e Beqes: Ka futur në xhep paratë që duhet të shkonin për shëndetësinë
Lajme

Agron Shehaj e quan absurde sjelljen e Beqes: Ka futur në xhep paratë që duhet të shkonin për shëndetësinë

Deputeti Agron Shehaj e konsideron absurde sjelljen e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili në komisionin hetimor për koncesionet në shëndetësi kërkoi Power Point dhe më pas të vazhdonte dëshminë.

I ftuar në emisionin “Open”  Shehaj tha se Ilir Beqaj ka akoma mbështetje politike, ndaj bën këto sjellje.

Sipas Shehajt, Ilir Beqaj akuzohet se ka se ka futur në xhep paratë që duhet të shkonin tek shëndetësia.

“Beqaj nuk është viktima, Beqaj e ka përdorur postin për t’u pasuruar. Ka vjedhur me qindra miliona euro, ky akuzohet se ka se ka futur në xhep paratë që duhet të shkonin tek shëndetësia

Mua nuk më çudit Beqaj, Beqaj bën ca të dojë. Beqaj e bën se ka një mazhorancë që e mbështeti, e çoi në poste të ndryshme. Pavarësisht se ishte në hetim nga SPAK lëvizte nga një post në një post tjetër. Beqaj ka bërë një gjë të paimagjinueshme. Tani shkon në parlament dhe thotë dua poëer poin ndryshe nuk flas. E bën sepse ka mbështetje politike. Pse është normale që një njeri që akuzohet se ka vjedhur miliona euro në vend që të dëshmoje, sepse është i detyruar që të flas dhe ai thotë dua poër point, kjo është absurde”, tha nder te tjera Shehaj.

Pavarësisht se priti rreth 9 orë në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, Beqaj nuk arriti të jepte dëshminë për shkak të përplasjeve mes pozitës dhe opozitës në Komision, mbi një kërkesë të paraqitur nga ish-ministri për t’iu vënë në dispozicion një “power point”.

Pano Soko nga Nisma Thurje tha se Beqaj është një hallkë e poshtme e koncensionit të sterilizimit, duke u shprehur se përgjegjësia kryesore është e Kryeministrit Edi Rama.

“Përgjegjësia nuk është për 100 mln euro, aq sa u nis, por po shkon në 170 mln euro. Prokuroria ka provuar që nga falsifikimi i dokumenteve deri te lidhjet e ministrit, por Kryeministri është gardiani i parave publike. Ilir Beqaj është pjesë e hallkës, por përgjegjësia shkon te Kryeministri.

Përse SPAK ka ndaluar te Beqaj? Nëse SPAK do të vendosë një standard, le ti shkojë deri në fund. Seanca e sotme është një show politik, një betejë politike”, tha Soko.

Arlind Qori, kryetar i Lëvizjes Bashkë, u shpreh se këta njerëz që akuzohen për korrupsion kanë një lloj kapajdallëku në raport me publikun. “Jo vetëm Ilir Beqaj, por edhe shumë njerëz të tjerë shfaqin një lloj arrogance, në vend që të hyjnë kokëulur për atë që kanë bërë, sillen me arrogancë. Janë njerëz që kanë bërë shumë dëm”, tha Qori.

Referuar asaj që ka ndodhur në Komision, ai tha se “Beqaj është i arrestuar për korrupsion, dhe kërkon power point, mund të kërkonte edhe një gotë raki, nuk e di, duhej të kishte një seriozitet”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.