E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Agron Shehaj flet për arrestimin e Metës : Kushdo që ka pasur poste të larta të përballet me drejtësinë
Lajme

Agron Shehaj flet për arrestimin e Metës : Kushdo që ka pasur poste të larta të përballet me drejtësinë

Deputeti Agron Shehaj, drejtues i partisë “Mundësia” në rubrikën “Opinion”  duke komentuar arrestimin e ish-Presidentit të Republikës Ilir Meta tha se Shqipëria ka qenë dhe është një nga vendet më të korruptuara në Europë.

Shehaj tha se në një vend normal kushdo qoftë që thirret nga Prokuroria duhet të shkojë dhe të japë sqarime.

“Nëse edhe ata që sot po abuzojnë me pushtetin, duke nisur nga Kryeministri, do të mund të flisnim për mbylljen e kapitullit 35 vjeçar të pandëshkueshmërisë”, tha Shehaj.

Ai tha se s’ka asgjë për tu çuditur lidhur me arrestimin e Metës, pasi kushdo që ka pasur një post të lartë, duhet të dalë para drejtësisë, nëse kjo e fundit ka dyshime për korrupsion apo shkelje të tjera.

“Janë me qindra Kryeministra që janë hetuar për korrupsion kudo në Perëndim. Rreziku që ne hasim në Shqipëri është që të mos ndodhë që të goditet vetëm opozita, dhe në anën tjetër, mazhorancës mos t’i ndodhë asgjë”, tha Shehaj.

Ai u shpreh se arrestimi i Jurgis Çyrjas, ish-deputetit të PS-së, është shumë domethënës. “Kemi qasjen se si nxirret para drejtësisë një përfaqësues i mazhorancës dhe një i opozitës. Në rastin e arrestimit të Çyrbes iu dha koha të dorëhiqej, u arrestua në një ambient privat, ndërsa në anën tjetër kemi ato pamjet e arrestimit të Ilir Metës”, tha Shehaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.