E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Agron Shehaj flet për investimin e dhëndrit të Trump në Sazan : Rama po ndjek modelin e Putinit, ka mungesë transparence
Lajme

Agron Shehaj flet për investimin e dhëndrit të Trump në Sazan : Rama po ndjek modelin e Putinit, ka mungesë transparence

Deputeti Agron Shehaj ka folur lidhur me planet për investim të dhëndrit të Trump në ishullin e Sazanit. Ai u shpreh se  zhvillimi i turizmit është edhe i vonuar, teksa shtoi se ky projekt ka mungesë transparence.

“Unë mendoj se zhvillimi i turizmit në bregdet është një mundësi shumë e mirë për Shqipërinë. Zhvillimi i turizmit është edhe i vonuar. Resorte duket të ketë. Por duhet të jemi të kujdesshëm se cilin model duhet të aplikojmë.

Kemi të bëjmë me modelin ekonomik më shumë. Kemi dy lloje modelesh, kemi modelin lindor atë të Putin i cili thotë unë di se për cfarë ka nevojë vendi im dhe unë do përzgjedh disa individë shumë afër meje që do më ndihmojnë që një demokraci të re ta kthej në një diktaturë. Apo do zgjedhim modelin Perëndimor, ku nëse një shtet ka disa vende që të zhvillojë, hap një garë dhe në mënyrë transparente bën publike politikën që do ndjek dhe marrin pjesë të gjithë.

Problemi është se nuk dimë asgjë. Mungesa e transparencës është absolute. Ne këtu kemi modelin e gabuar“, tha Shehaj për “Ora News”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.