E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Agron Shehaj i revoltuar: Demokracia dhe rrotacioni janë vrarë nga paratë e korrupsionit
Lajme

Agron Shehaj i revoltuar: Demokracia dhe rrotacioni janë vrarë nga paratë e korrupsionit

Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Agron Shehaj, në fjalën e tij sot në seancën paralmentare është shprehur se arsyeja pse demokracia është vrarë dhe rrotacioni është bërë i pamundur janë paratë e pista, paratë e korrupsionit.

Shehaj tha se qytetarët nuk i zgjedhin socialistët se kanë besim, por se kanë paratë dhe pushtetin.

Deputeti tha se me paratë e korrupsionit blihen mediat, kjo mazhorancë nuk është e pamposhtur se është e ndershme, por se me paratë që ka vjedhur dhe me kapjen e ekonomisë mund të kapin cilindo.

Shehaj nënvizoi se qytetarët shqiptarë duan një qeveri të pakorruptuar.

Sa u përket listave të hapura apo të mbyllura, Shehaj tha se hapja e tyre do të ishte hap pozitiv, por gjithsesi nuk e zgjidh problemin.

“Listat e hapura apo të mbyllura nuk janë zgjidhja e problemit, hapja e listave do ishte hap pozitiv, i pamjaftueshëm, por pozitiv. Hapja e listave është ajo që qytetarët duan.

Cila është arsyeja që demokracia është ‘vrarë’ dhe rrotacioni është bërë i pamundur. Arsyeja janë paratë dhe pushteti, paratë që vijnë nga paratë e pista, kjo është arsyeja.

Korrupsioni, kapja e ekonomisë dhe paratë e vjedhura janë ‘vrajsa’ e demokracisë shqiptare dhe mosbesimi i qytetarëve.

Për ta thënë troç, elefanti në dhomë janë paratë e korrupsionit të qeverisë që pengojnë rrotacionin.

Mbi këtë duhet të diskutonin.

Me paratë e korrupsionit blihen mediat, kjo mazhorancë nuk është e pamposhtur se është e ndershme, por se me paratë që ka vjedhur dhe me kapjen e ekonomisë mund të kapin cilindo. Qytetarët shqiptarë duan një qeveri të pakorruptuar.

Qytetarët nuk votojnë për Gjiknurin se kanë besim, por se ka pushtetin.

Para parave të Gjiknurit, Veliajt dhe Ramës duhet të vendosim besimin”, tha Shehaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.