E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Agron Shehaj krijon forcë të re politike: Në PD nuk shoh të ardhme dhe as alternativë!
Lajme

Agron Shehaj krijon forcë të re politike: Në PD nuk shoh të ardhme dhe as alternativë!

Shehaj tha se nuk shihte asnjë të ardhme në PD dhe vendimi i tij erdhi pas rezultatit shumë të dobët në zgjedhjet e 14 majit.

“Si në 2017 kur hyra në politike dhe si në 2021 kur kandidova kundër Bashës, kam besuar se PD për t’u bërë alternative, duhet të ndryshojë.

Jam munduar brenda PD të japë kontributin tim, sa kam mundur, për këtë ndyshim. Pas zgjedhjeve të fundit, pavarësisht kushteve të këqija dhe të padrejta, nuk shihja ndonjë shpresë për këtë ndryshim.

Unë më shumë se një anijë që po mbytet, te PD shoh një anije që po shkon drejt shkëmbinjve. Uroj ta kem gabim, por nuk shoh një të ardhme aty dhe as mundësinë e krijimit të një alternative të besueshme.

Nuk dua ti uroj fat jo të mirë PD-së,  sepse është partia ku kam qenë, por jam i mendimit se nuk është mënyra e duhur.

Unë e mendoj ndryshe dhe prandaj vendosa të largohem”, tha Shehaj.

Shehaj deklaroi se ia ka komunikuar largimin nga partia, Sali Berishës, pas rezultatit të zgjedhjeve në 14 maj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.