Agron Shehaj me parti të re, fton të rinjtë të marrin pjesë
Agron Shehaj po punon për krijimin e një partie të re politike.
Lajmin e ka dhënë vetë përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ku thekson se është një alternativë politike e re moderne e qendrës së djathtë.
Shehaj fton të rinjtë të bëhen pjesë e rrjetit të quajtur “NextYou”.
Kujtojmë që Shehaj u shkëput nga Partia Demokratike disa muaj më parë dhe pas deklaratave në studio televizive se do të punojë për krijimin e një alternative politike, kjo është lëvizja e parë publike për krijimin e një partie të re nga Shehaj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



