Agron Shehaj mesazh të ndjerë për Stelën nga Thumana që humbi jetën nga tërmeti bashkë me të fejuarin
Midis 22 viktimave në Thumanë të Krujës është edhe Diastela Steneci, e reja e cila priste të bëhej nuse verën e ardhshme.

E reja 25 vjeçare punonte në një kompani Call Center në Tiranë, duke udhëtuar çdo ditë nga fshati i saj për në kryeqytet. Kompania ku ajo punonte me pronar ish-deputetin e Partisë Demokratiken, Agron Shehu, ka shprehur një mesazh të gjatë për kolegen e tyre, jeta e së cilës u ndërpre tragjikisht në mes.
“Thonë se u gjend pranë njeriut të saj të zemrës e kjo na ngushëllon disi duke ditur se ne ato momente te frikshme ajo nuk ishte vetëm”,thuhet midis të tjerash në mesazh.
Nga ana e tij, ish-deputeti Shehaj thekson se është thellësisht i trishtuar për humbjen e Stelës, ndërsa premton strehim për 20 bashkëpunëtorë të kompanisë që kanë humbur shtëpitë e tyre nga tërmeti.
“Jam thellësisht i trishtuar për humbjen e Stelës. Nuk ka fjalë të përshkruajnë mizorinë e ndaljes mizore të jetës dhe ëndrrave të saj. Ndihem pranë familjes së Stelës dhe lutem që ata të gjejnë forcën për të përballuar dhimbjen.
Në këto momente të vështira, ne jemi, gjithashtu, pranë 20 bashkëpunëtorëve tanë që kanë humbur shtëpitë e tyre nga tërmeti. I siguroj se nuk do të jenë vetëm në vështirësitë ku i përplasi fati. Kemi marrë përsipër strehimin e tyre dhe familjeve të tyre deri sa të rindërtohen shtëpitë dhe do të ndihmojmë me çdo nevojë që kanë. Së bashku do t’i kalojmë këto momente të vështira”, shkruan Shehaj.
Mesazhi i plotë i Kompanisë:
Te dashur kolege dhe miq te faqes tone.
Humbjet e jeteve nga termeti i te martes na kane prekur te gjitheve e na kane bere te reflektojme mbi rendesine e gjerave qe realisht kane vlere.
Nese per ne mbeti thjesht frike por jemi shendoshe e mire kjo gje nuk ndodhi per te gjithe personat qe sot nuk jetojne me. Per ta kjo frike u kthye ne realitet.
Dikush humbi femijen , dikush motren dikush vellane e dikush te gjithe familjen. Fatkeqsisht dhe ne u prekem me nga afer nga kjo tragjedi kombetare.
Humbem kolegen dhe miken tone Diastela Steneci e cila nisej perdite nga Thumana e papertuar per te punuar prane zyrave tona,e mbushur me pozitivitet dhe nje miresjellje qe do na ngele perhere ne memorie .
Jeta merr kuptim tjeter kur thjesht nje dite me pare jemi pershendetur me te ne mengjes, kemi punuar gjithe diten sebashku e kemi thene ne fund te dites “shihemi serish neser”.
Por per Stelen e nesermja u nderpre duke na dhene nje leksion te madh por ne menyre shume te hidhur. Te mos marrim asgje per te mireqene. Te vleresojme diten dhe te jemi te sjellshem e te dhimbsur me njeri tjetrin.
Te mos hidherohemi per gjera te kota e te kuptojme sa me fat jemi qe ate mengjes te trishte ne u cuam serish dhe pame diten e re qe lindi ndryshe nga mikja jone qe mbylli syte pergjithmone.
Thone se u gjet prane njeriut te saj te zemres e kjo na ngushellon disi duke ditur se ne ato momente te frikshme ajo nuk ishte vetem.
Lamtumire Stela, shpirti yt u prehte ne paqe .
Me respekt dhe perzemersi stafi IDS
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



