E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Agron Shehaj: Përfituesi, mik i vëllait të kryeministrit
Politikë

Agron Shehaj: Përfituesi, mik i vëllait të kryeministrit

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj thotë se koncesioni për kontrollin e pompave të naftës në pikat e karburantit, është marrë në një kohë që vetë Ministria e Ekonomisë e kishte pezulluar pasuar nga anulimi i Gjykatës Administrative.

agron shehaj

 

 

Pas tetë muajsh thotë ai, rezulton që koncesionin e ka përfituar kompania “NOA Control”, pronari i të cilës sipas tij, është mik i vëllait të kryeministrit.

Reagimi i plotë i Shehajt:  

Skandali i koncesionit të kontrollit të pompave të naftës është edhe më i thellë. Sot është në pikëpyetje nëse është bërë ndonjëherë tender mirëfilltas. Në datën 18 tetor 2018, kur pretendohet se janë marrë ofertat, tenderi ka qenë i pezulluar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë me urdhër të datës 5 tetor 2018. Tenderin më pas e anuloi Gjykata Administrative e Tiranës.

Por pas 8 muajsh shpallet që tenderi na qenka bërë më datën 18 dhe fituese është NOA Control, një kompani e krijuar para tre vjetësh dhe që ekziston vetëm për të marrë koncesione korruptive dhe favore nga qeveria.

Pronari i kompanisë NOA, e cila ka marrë në fshehtësi edhe koncesione të tjera abuzive nga qeveria, është mik i vëllait të Kryeministrit Rama. Duhet që Prokuroria të hetojë urgjentisht koncesionin e pompave dhe të zbulojë nëse përfituesi i vërtetë i parave të qytetarëve është apo jo vëllai i Kryeministrit.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.