E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
AGSH  reagon ndaj  sulmeve të  ministrit  Hoxha: Të tërheqë akuzat!
Lajme

AGSH reagon ndaj sulmeve të ministrit Hoxha: Të tërheqë akuzat!

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka reaguar pas deklaratës së ashpër të ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha ndaj mediave.

AGSH thotë se Hoxha duket të sqarojë çdo pretendim të ngritur dhe nuk duhet të sulmojë median me gjuhë të papërshtatshme.

AGSH e konsideron narrativën e ministrit tërësisht të papërshtatshme dhe të motivuar politikisht, ndërsa i kërkon tërheqjen e sulmeve dhe akuzave.

Deklarata e plotë:

Me keqardhje lexuam një reagim të Ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha në lidhje me rastin e rëndë të vrasjes së një 14-vjeçari në Tiranë.

Në vend që të sqarojë të gjitha pretendimet e familjarëve të viktimave të ngritura përmes medias, Ministri sulmoi me një gjuhë aspak të përshtatshme median dhe e akuzoi atë për dezinformim.

Përmes kësaj deklarate, Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë kërkon tërheqjen e gjithë sulmeve dhe akuzave ndaj medias.

AGSH e konsideron këtë narrativë të Ministrit Hoxha tërësisht të papërshtatshme dhe të motivuara politikisht.

Policia e Shtetit e ka për detyrë të sqarojë të gjitha pretendimet që bëhen në media nga kushdo, duke ofruar prova dhe fakte të pakundërshtueshme, në mënyrë që ngjarje me interes të lartë publik të adresohen siç duhen në media, aq më tepër kur  këto pretendime dhe akuza ngrihen nga familjarë të personave të dëmtuar nga një ngjarje që ka tronditur rëndë opionin publik.

Gjejmë rastin t’u bëjmë thirrje edhe gazetarëve mediave që të jenë përherë të kujdesshëm kur raportojnë për ngjarje ku janë të përfshirë të mitur.

Ne duhet të respektojmë parimet e gazetarisë cilësore dhe raportimin etik.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.