Imami Ahmed Kalaja polemikë me shkrimtarin Ben Blushi
Hoxha i Xhamisë së Rrugës së Kavajës, Ahmed Kalaja, i është përgjigjur publicistit Ben Blushi lidhur me polemikat që shkaktoi së fundmi libri i tij “Jam mysliman”.
Kalaja u shpreh se herë pas here, Blushi godet komunitetin mysliman në Shqipëri, me qëllimin e vetëm për të fituar vëmendje dhe për të rritur shitjet e librave të tij.
Sipas hoxhës, Blushi ngatërron konceptet, pasi në fenë islame besimtarët nuk quhen “islamikë”, por “myslimanë”.
Ai komentoi gjithashtu një pasazh nga libri i Blushit, ku thuhej se atë që i ka bërë islami Rrugës së Kavajës, nuk ia ka bërë as komunizmi.
Për Hoxhën Kalaja, një deklaratë e tillë është e papranueshme, pasi myslimanët jetojnë në harmoni të plotë me komunitetet e tjera fetare që ndodhen në të njëjtën rrugë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



