Ahmetaj falenderon Ahmetajn, Rama qan hallet e opozitës… me Peleshin
Fushata e mazhorancës po merr çdo ditë e më shumë tone qesharake. Kështu, ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj postoi live në faqen e tij në FB një aktivitet, të titulluar: Faleminderit Arben Ahmetaj për punën e jashtëzakonshme që po bën.
Por ndërsa Ahmetaj po falënderon veten që është treguar i jashtëzakonshëm, Edi Rama postoi një video live, ku qan hallet e opozitës me… Niko Peleshin. Rama e pyet Peleshin për dy partitë opozitare, PD dhe LSI, për të cilat Peleshi tha se vazhdojnë me stilin e vjetër duke bërë sulme personale dhe duke premtuar budallallëqe.
Kryeministri Edi Rama, ka publikuar në rrjetet sociale një bisedë telefonike me ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi, gjithashtu edhe drejtuesi politik i PS në qarkun e Korçës.
Rrugës teksa ikën me makinë për në Pogradec, Rama kërkon një raportim nga ministri Peleshi për situatën para zgjedhore në këtë qark, e ndër të tjera e pyet edhe për “çfarë po bën PD dhe LSI”.
Gjatë bisedës kryeministri thekson se ka patur kërkesa nga perkrahësit për të bërë takime masive si opozita, por shprehet se “organizime të mëdha në asnjë mënyrë, se i marrim më qaf se kjo është tmerr i madh kjo“.
Biseda e plotë Rama Peleshi
Niko Peleshi: Alo, po Kryetar!
Edi Rama: Si je, ça bëhet?
Niko Peleshi: Mirë, si jeni ju? Po afrohemi në Pogradec.
Edi Rama: Ja rrugës për Pogradec jam, si duket situata aty?
Niko Peleshi: Shumë mirë, Shumë mirë domethënë në çdo bashki në çdo fshat ka mobilizim, ka angazhim për fushatën, duket një situatat shumë e shëndetshme , natyrisht ka problematika, po ne kemi zgjedhur të vrapojmë një çik më shumë dhe ti takojmë nga dy-tre herë banorët në çdo lagje, në çdo rrugicë, në çdo fshat edhe për të mos i shtyrë që të mblidhen organizime të mëdha. Jo se kemi mundësin po.
Edi Rama: Jo, jo, organizime të mëdha në asnjë mënyrë, se i marrim më qaf se kjo është tmerr i madh kjo.
Niko Peleshi: Patjetër!
Edi Rama: Këta po i marrin njerëzit më qaf, po ça ti bëjmë tani, janë komplet të papërgjegjshëm.
Niko Peleshi: Ka vazhdimisht kërkesë dhe shtytje për tu mbledhur.
Edi Rama: E di mo e di më mbytën edhe mua, po pse s’mblidhemi edhe ne, po pse s’tregojmë edhe ne forcën, po çfarë force të tregojmë të marrim më qaf rri tani, jo jo.
Niko Peleshi: Jo në asnjë mënyrë.
Edi Rama: Dëgjo!
Niko Peleshi: Po preferon ti mbledhim në grupe më të vogla, ti takojmë më shumë.
Edi Rama: Po, po, ashtu do e bëjmë vetëm edhe më mirë biles se komunikojmë drejtpërdrejt, dëgjojmë, flasim lere se ç’thonë ata.
Niko Peleshi: Ashtu është!
Edi Rama: Dëgjo! Po këta si janë këta, PD-ja, LSI-ja ça bëhet.
Niko Peleshi: Ata vazhdojnë me stilin e vjetër, me denigrime, deklarata, shpifje, sulme personale për njerëz të ndryshëm po nuk po merremi me ata, domethënë nuk duam të biem në atë batakun ku duan të na tërheqin. Nuk po e kthejmë kokën pas, këtë gjë po bëjnë, ndërkohë domethënë intimidim, mundohen të premtojnë budallallëqe, njerëzit e kuptojnë, përshembull ky Edmond Spaho, koordinatori takohet me fermerët, u thotë sa të vijmë ne do të mbyllim doganat që ju të shisni të gjithë prodhimet.
Edi Rama: Po çe pyet!
Niko Peleshi: Ndërkohë ne nuk e bëjmë dot këtë gjë, dihet që nuk bëhet se jemi në marrëveshje të tregtisë së lirë dhe vetë ai e di mirë se është vet ekonomistë kështu që nuk mund të biem në atë lloje!
Edi Rama: Po çe pyet, ai tjetri shkon andej do tu heqim traun, tjetri andej do t’iu hapim, do t‘iu hapim rezervuarët, po çe pyet o, nejse, nejse!
Niko Peleshi: Po nuk po ngjit, nuk po ngjit, njerëzit i kuptojnë.
Edi Rama: Rrugës jam unë, hajde se shihemi atje, hajde!
Niko Peleshi: Takohemi Pogradec
Edi Rama: Ciao!
Niko Peleshi: Shihemi, pafshim.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



