Ahmetaj-Gjiknuri, 39 milionë euro blerje energji nga HEC-et e politikanëve, 2 herë më shtrenjtë se tregu
Në buxhetin e shtetit për vitin 2018, pazarxhiu Ahmetaj, paska mbajtur të fshehtë edhe një kosto tjetër koncesionare, për blerje energjie elektrike si sasi paralele, me miratimin e ministrit Gjiknuri dhe realizuar, nga sekseri i tij, drejtori i KESH Agron Hetoja, gjoja si “sasi rezervë”, për nevoja emergjente, enteve strategjike e jetike, si spitale, polici, burgje, ushtri, ujësjellësa etj,, në rast defektesh rajonale, apo fatkeqësie natyrore.
Pazari është bërë si “qokë”, mbasi energjia është blerë, vetëm nga HEC-et private të shtetarëve, politikanëve, familjarëve të tyre dhe oligarkëve, të cilët janë licencuar me urgjencë e jashtë kushteve teknike, nga Enti Rregullator i Energjisë (ERRE), madje pa përfunduar krejt veprat hidrike (HEC), me qëllim që të përfshiheshin, në fond-pazarin shtesë të Buxhetit të Shtetit për vitin 2018 dhe të planifikohen, në buxhetin e vitit 2019.
Vetëm gjatë vitit 2018, Ministria e Financave, ka nxjerrë nga Fondi Rezervë i Emergjencave Civile dhe ia ka akorduar, si “fond shtesë” Ministrisë së Energjisë, 39 milionë euro blerje energji elektrike, me çmim 2 herë më të lartë, se çmimi në tregun rajonal dhe se vetë çmimi, me të cilin KESH, blen energji masive, miratuar dhe nga Enti Rregullator i Energjisë (ERRE).
Kjo energji është pranuar e riblerë “me mirëkuptim”, nga Ardian Çela i OSHEE-së, i cili e ka kaluar, në “telat” e sasisë vjetore, për “shkrirje” vlere financiare (mesatarizim çmimi me shumicën), për të humbur gjurmët e vjedhjes, nga e cila sipas burimeve, 23% e sasisë 39 milionë euro, është regjistruar si “humbje në rrjet”.
Burime nga Ministria e Financave, na kanë konfirmuar, se në Projekt-Buxhetin e vitit 2019, blerja e energjisë nga HEC-et private, të koncesioanrëve të politikës e pushtetit, do të jetë 57 milionë euro, por mund të “rrumbullakoset” 60 milionë euro, mbasi vetëm 3 ditë më parë, Enti Rregullator i Energjisë (ERRE), ka futur në treg edhe 6 HEC-e të tjerë, pronë e bosëve të politikës./Pamfleti
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



