E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ahmetaj ironizon Berishën: Po të numërohen ata që janë vrarë prej tij bëhen më shumë se vdekjet nga pandemia
Lajme

Ahmetaj ironizon Berishën: Po të numërohen ata që janë vrarë prej tij bëhen më shumë se vdekjet nga pandemia

Zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka reaguar pas deklaratës së ish kryeministrit Sali Berisha në Kuvend i cili foli për vdekjet gjatë pandemisë.

Ahmetaj u shpreh se po të numërohen ata që janë vrarë direkt dhe indirekt nga dora e Berishës, do bëheshin më shumë se ata që ndërruan jetë gjatë pandemisë.

“Ky që foli përpara këtu po të numëroni ata që janë vrarë direkt dhe indirekt nga ky bëhen më shumë se vdekjet nga pandemia. Ju vjen keq kur ju them pse katandiseni kështu.

Ajo që Lavrovi tha është cinizëm politik. Kush nuk di thelbin e Open Ballkan është kundër Shqipërisë dhe aspiratës së saj për të shkuar në Bashkimin Europian.

Fjalët janë të tjera veprat janë të tjera. Open Balkan është gjëja më e mirë që i ndodh Ballkanit. Të tjerat janë jo po do zgjerohet ajo apo kjo”, deklaroi Ahmetaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.