E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘ Ahmetaj’/ ish deputeti i PD-së : Po ‘vetëvrasin’ prapë Mehmetin!
Lajme

‘ Ahmetaj’/ ish deputeti i PD-së : Po ‘vetëvrasin’ prapë Mehmetin!

Shoku Enver nuk dinte gjë!

Anëtari i Kryesisë së PD-së Gent Strazimiri ka ironizuar me lajmin e publikuar se SPAK ka kërkuar arrestimin e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj për aferën e inceneratorëve.

Në postimin e tij në Facebook, Strazimiri ka thekuar se asgjë e re nuk ka ndodhur, thjesht po vetëvrasin prapë Mehmetin pasi shoku Enveri nuk dinte gjë.

Postimi i plotë:

For IMMEDIATE RELEASE

Asgjë e re nuk ka ndodhur!

Thjesht po “vetëvrasin” prapë Mehmetin, se ashtu ka bërë ca gjëra me kokë të vet…

Shokët e Sigurimit dhe të Hetuesisë së Përgjithëshme kanë gjetur provat dhe “po bëjnë punën e tyre”…

Shoku Enver gëzon shëndet të plotë dhe nuk dinte gjë, se nuk do e kishte lejuar!

Uniteti brenda “Partisë” vazhdon të jetë i çelniktë!

KAQË!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.