E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Ahmetaj mund t’i japë fund karrierës politike të Ramës dhe Veliajt”
Lajme

“Ahmetaj mund t’i japë fund karrierës politike të Ramës dhe Veliajt”

Një paralajërim të fortë ka bërë gazetarja Klodiana Lala, teksa ka komentuar deklaratat e ish-zv.kryeministrit Arben ahmetaj.

Lala tha në emisionin e Çim Pekës se Ahmetaj mund t’i japë fund karrierës politike të kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Ajo deklaroi se informacionet e Ahmetajt mund ta shembin Qeverinë brenda natës.

“Arben Ahmetaj është njeriu që sot për sot është i vetmi që mund t’i japë fund karrierës politike jo vetëm të kryeministrit Edi Rama por edhe kryetarit të Bashkisë Tiranë dhe shumë figurave të larta politike në PS.

Do kisha dashur si gazetare që Arben Ahmetaj të fliste vetëm një herë dhe të ishte shterues i qartë dhe konkret. Ka dhënë shumë indicie të cilat kanë nevojë për t’u hetuar dhe përkthyer në dosje hetimore.

Arben Ahmetaj sot ka edhe gurin edhe arrën dhe duke pasur edhe gurin edhe arrën ka në dorë për ta shkërmoqur brenda nate këtë qeverisje të korruptuar.

Jam krejtësisht e ftohtë nga ajo që përfaqëson Arben Ahmetaj”, theksoi gazetarja.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.