Ahmetaj përsërit planin e qeverisë: Nuk do rriten çmimet e energjisë për familjarët dhe biznesin e vogël
Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, zv/kryeministri Arben Ahmetaj foli për mediat lidhur me planin e qeverisë për mbrojtjen e qytetarëve nga kriza e energjisë.
Sipas tij, pikat kryesore të planit mbeten tek familjet dhe biznesi i vogël. Megjithatë shtoi se është menduar edhe për biznesin e madh.
Furnizimi me energji elektrike si dhe mbrojtja e këtyre dy shtresave, janë elementët bazë të planit, u shpreh ai.
“Pika e parë që është shumë e rëndësishme ka të bëjë me furnizimin me energjinë elektrike. Pika e dytë ka të bëjë me mosrritjen e çmimit të energjisë elektrike për familjarët dhe biznesin e vogël.
Për pjesën tjetër ka një reformë, një skedë që do vazhdojë ashtu siç ka qenë e planifikuar. Nuk do rriten çmimet për familjarët dhe biznesin e vogël. Do vazhdojmë ta mbrojmë familjen dhe biznesin e vogël nga gjëma ndërkombëtare e çmimeve të energjisë elektrike.
Jemi duke punuar për garantimin e furnizimit me energji elektrike 24 orë në 7 ditë të javës, megjithëse furnizimi dhe në botë ka qenë me problematika”, deklaroi Ahmetaj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



