E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Air Albania bën ulje të detyruar, qytetarja: Avioni u godit dhe u dëmtua nga rrufetë
Lajme

Air Albania bën ulje të detyruar, qytetarja: Avioni u godit dhe u dëmtua nga rrufetë

Pasagjerët e linjës Tiranë-Milano duket se kanë përjetuar momente frike dhe paniku mbrëmjen e kaluar.

Një qytetare e cila po udhëtonte me “Air Albania” në avionin “Lasgushi” ka treguar për  momentet e frikës që kanë përjetuar por që s’janë pasqyruar askund në media.

Sipas qytetares, avioni sapo është nisur nga Rinasi për në Malpensa është goditur nga disa rrufe dhe është dëmtuar në pjesën e përparme. Pas këtij momenti të frikshëm avioni është rikthyer sërish onë Rinas dhe për fat të mirë asnjë prej pasagjerëve nuk është lënduar.

Qytetarja thotë se sjellja e stafit të avionit linte shumë për të dëshiruar në ato momente paniku që pasagjerët po përjetonin. Më tej ajo thotë se disa pasagjerë u nisën drejt Italisë më vonë ndërsa disa të tjerë hoqën dorë fare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.