E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Air Albania” nis fluturimet këtë javë
Lajme

“Air Albania” nis fluturimet këtë javë

“Kompania e parë ajrore që mban flamurin shqiptar, Air Albania do të nisë fluturimet ditën e shtunë. Destinacioni i parë i saj është linja Tiranë-Stamboll-Tiranë.”

Air Albania ka arritur që të finalizojë paketën e parë të fluturimeve, duke bërë që për herë të parë një firmë me kapital shqiptar, privat dhe publik të ofrojë shërbime në fushën e fluturimeve.

“Unë dua që Shqipëria, të paktën këtë mandat, të ketë edhe 2 aeroporte të tjerë por unë do të luftoj që të kemi 3.

Do të hapim aeroportin e Kukësit pranverën e ardhshme, do të bëjmë Kukësin me aeroport, do jetë një ndryshim i madh në perspektivë për të gjithë Verilindjen.

Do të fillojmë aeroportin e Vlorës, po punojmë dhe shpresoj edhe për aeroportin e Sarandës, nesër pasdite do të jetë gati avioni i parë i “AIR ALBANIA” që fillon fluturimet pasnesër.

1 muaj do të jenë fluturime testi dhe më pas do të jetë shtëpia fluturuese e shqiptarëve që do të shkojë në Romë, Milano, Bolonja, Londër edhe në Stamboll natyrisht, me çmime më të arsyeshme dhe shërbim më të mirë”, – tha Rama

Mësohet se fillimisht udhëtimet e para do të jenë drejt Stambollit, ndërsa në muajin Tetor, Air Albania do të ketë destinacione të tjera në qytetet kryesore europiane.

Roma, Londra, Milano do të jetë pjesë e fluturimeve të saj, ndërsa do të pasohet nga një program më i plotë muajt e ardhshëm me Athinën, Mynihun dhe Barcelonën.

Por përveç linjave europiane, Air Albania do të ofrojë edhe destinacione ndërkombëtare, ku për herë të parë do të ketë një linjë direkte Tiranë-New York.

Avioni i parë është një Airbus 319. Ai do të mbajë ngjyrat e flamurit shqiptar dhe shqiponjën dy krenare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.