E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ajola publikon foton para lindjes së djalit:Kur të rritesh  t’i ngjash babi Erit…
Publik News

Ajola publikon foton para lindjes së djalit:Kur të rritesh t’i ngjash babi Erit…

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa u bënë prindër për herë të parë në 6 tetor të këtij viti.

Ajola ka sjellë në jetë një djalë të cilin e kanë quajtur Kajan. Bashkëshortja e Veliajt ka publikuar sot një foto teksa shihet shtatzënë dhe madje 12 orë para se të lindte djali i saj.

Përmes një postimi në Instagram Ajola ka shkruar se i biri duhet të marrë tiparet e gjyshërve për t’u bërë një njeri i mirë dhe i mençur si dhe të jetë sipas saj kurajoz si babi Eri.

Ajo shkruan:

Kjo fotografi eshte marre 12 ore perpara se ti te vije ne jete Kajan, e te na e mbushje jeten plot me driten e bardhe te rrezes se pare te agimit.
Mami uron qe ti te rritesh i shendetshem, te behesh nje njeri i mençur, i mire dhe i drejte, te te udheheqi ne jete gjithnje dashuria dhe asnjehere inati; te behesh kurajoz si babi Eri, ta kesh zemren plot miresi si nena Valbona dhe plot dedikim si nena Shqipja, t’i duash librat si gjyshi Beni, te kesh buzeqeshjen gjithe drite si gjyshi Luani qe te mbron nga qielli, zemren te paqtë si stergjyshja Gano dhe te jesh cool si xhaxhai Arbi. Nga mami tashme ti e ke marre te gjithe zemren dhe zemra ime qendron e gjitha aty brenda zemres tende te vogel, pergjithmone.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.