Ajola Xoxa del nga SPAK pas tre orësh
Pas 3 orësh marrjeje në pyetje Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës Erjon Veliaj la ambjentet e Prokurorisë së Posaçme.
Xoxa u pyet në cilësinë e personit që ka dijeni për shkak të hetimeve që po kryhen për korrupsion. Pas saj pritet që të thirret dhe merret dëshmia e kryebashkiakut Veliaj.
Ky i fundit dhe familjarët po hetohen nga SPAK nën dyshimet për korrupsion ndaj dhe iu nënshtruan kontrolleve të banesave, bizneseve por iu sekuestruan edhe celularët.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



