E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ajri i ndotur i Prishtinës, Veseli: Parlamenti në seancë të jashtëzakonshme
Lajme

Ajri i ndotur i Prishtinës, Veseli: Parlamenti në seancë të jashtëzakonshme

Ndotja e madhe e ajrit në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë do të çojë parlamentin në seancë të jashtëzakonshme. Kryetari Kadri Veseli thotë se është tepër i shqetësuar nga kjo situatë, e për këtë arsye vendosi thirrjen e një seance të tillë, përmes të cilës të kërkohet nga të gjitha institucionet marrja e masave të menjëhershme dhe konkrete, që të ndihmojnë në përmirësimin e gjendjes.

“Është i nevojshëm të kemi një plan kombëtar të mirëfilltë dhe afatgjatë, me të cilin të shmanget përsëritja e këtij ngërçi”, thotë Veseli.

Instituti kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka dhënë alarmin për nivelin e lartë të ndotjes së ajrit, sidomos në Prishtinë. Në sezonin e dimrit, kryeqyteti kosovar është i mbuluar nga smogu. Sipas të dhënave të Agjencisë së Mbrojtjes së Mjedisit dhe Ambasadës amerikane, vlerat e grimcave PM2.5 janë mbi nivelin e lejuar.

Pasojat e një ndotjeje të tillë te shëndeti i njeriut nisin nga rritja e numrit të të sëmurëve me astma bronkiale dhe atyre me bronshite kronike, e mbërrijnë deri te kanceri.

Një prej masave konkrete të propozuara nga IKSHP iu referohet inspektoriateve të Mjedisit, të cilave u kërkohet të kontrollojnë në mënyrë rigoroze filtrat e ajrit të termocentraleve, cilësinë e karburanteve dhe konsumin e lëndëve të ngurta djegëse, që përdoren për ngrohje nga qytetarët, ndërsa këshillohet gjithashtu shtimi i autobusëve me karburant ekologjik në transportin publik.

1
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.