E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Akademia, si pasqyrë e mjerimit të shkencës
OP-ED

Akademia, si pasqyrë e mjerimit të shkencës

Klodian Tomorri

Akamedia jone e shkencave eshte pasqyra me e mire e gjendjes ku eshte dija ne Shqiperi.

Ne mund te jemi nje nga vendet me numrin me te larte te shkenctareve me titull per fryme popullsie. Titujt shkencore ne Shqiperi jane he per he nje nga mallrat me te inflacionuar ne treg.

Por kur eshte hera e fundit qe ne kemi pare ndonjehere ne shtyp, media apo platforma te tjera publike nje debat profesoresh mbi ceshtje qe kane te bejne me interes publik? Kur eshte hera e fundit qe i gjithe aparati yne shkencor ka prodhuar nje dokument, studim apo working paper ku te jape zgjidhje apo keshilla per ceshtje publike? Nuk ka.

Nese hap gazetat amerikane shpesh ne faqet e tyra te para ndodhin disa nga perplasjet me te forta shkencore mes shkollave apo rrymave te ndryshme te mendimit. Ne Europe, trupat akademike jane nje faktor shume i rendesishem me ndikim percaktues ne vendimarrjen publike. Ne Shqiperi, akademiket me se shumti mbajne vetem titullin dhe kapin ndonje bord.

Nje pjese e akademikeve ngurojne te behen pjese e debatit publik per arsye se ruajne ekuilibra apo interesa. Nje pjese tjeter nuk bejne se nuk dine. Akademia eshte pasqyra e te gjithe kesaj gjendje. Ndaj nuk ka pse te cudise askend.
Sic thote populli yne, ky stan kete bulmet ka.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.