Akademiku Artan Fuga analizon votimet në Greqi
Akademiku Artan Fuga gjatë një interviste ka shprehur vlerësimin e tij për procesin zgjedhor në Greqi duke bërë një analogji me procesin zgjedhor në vendin tonë.
Sipas Fugës, mbarëvajtja e zgjedhjeve është produkt i disa faktorëve të ndërthurur që sjellin një stabilitet dhe qetësi te qytetarët.
Komisioneret gra, kabina e fshehtë e mbuluar në të gjitha anët e saj me copë dhe qetësia në qendrën e votimit janë faktorë pozitivë në proces.
“E para shikoni komisionin e votimit. Janë të gjitha gra. Janë gra se burrat nuk pranojnë të shkojnë, sepse nuk e kanë durimin e grave. Dhe janë gra që janë mësuese pensioniste dhe nuk bëhet fjalë fare që të jenë të fortë, e të jenë numëruesit gjithë muskuj.
Tjetra, shikoni si është e ndërtuar kabina e fshehtë. Është e ndërtuar me beze, por për çfarë është ajo beze? Ajo siguron shpinën e votuesit. Unë kam parë në kronika që u dhanë në zgjedhjet lokale tani, shpina e votuesit zbuluar.
Nuk është standard ai. Standard është ky, shikojnë se është vend i Bashkimit Europian, shkon zotëria atje, hap perden futet brenda perdes, voton atje dhe mbaron punë. E katërta shikoni qetësinë në qendrën e votimit. Kjo ka një rëndësi të jashtëzakonshme për qetësinë shpirtërore të zgjedhësit”,-tha Fuga.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



