E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kronika e një ngjarjeje të paralajmëruar në Pogradec
Lajme

Kronika e një ngjarjeje të paralajmëruar në Pogradec

Dinamika e atentati në Pogradec/ Nga sherri, te djegia e “BMW”-së e breshëritë e kallashnikovit në hotelin me turistë,

Djali i një biznesmeni në Pogradec ka rënë pre e një atentati me armë zjarri, nga i cili fatmirësisht ka arritur të mbijetojë.

1

Ngjarja ndodhi në lagjen “Voloreka”, ndërsa në shënjestër ishte 23-vjeçari Johan Muçllari, i cili mori një plumb në pjesën e këmbës, por edhe një plagë në pjesën e kokës.

NGJARJA

Ngjarja u regjistrua pasditen e djeshme dhe fillimisht mësohet të ketë pasur një debat me fjalë midis autorëve dhe të riut të plagosur. Burimet bënë me dije se kanë qenë dy personat ata që kanë ngacmuar me fjalë 23-vjeçarin dhe më pas janë konfliktuar fizikisht midis tyre. Përveç se me armë zjarri, Johan Muçllari është qëlluar edhe me një armë të ftohtë e llojit thikë, nga e cila ka marrë një plagë në pjesën e kokës. I riu ka shkuar vetë në spital, duke u deklaruar mjekëve se ishte qëlluar nga dy persona. Kanë qenë bluzat e bardha ata që kanë lajmëruar më pas Policinë, e cila ka nisur hetimet dhe ka identifikuar autorët e ngjarjes. “Më datë 25.04.2022, rreth orës 16:00, në Spitalin e Pogradecit është paraqitur për mjekim, jashtë rrezikut për jetën, i dëmtuar në këmbë shtetasi J. M., i cili dyshohet të jetë plagosur në lagjen ‘Voloreka’, me armë zjarri tip pistoletë, gjatë një konflikti të çastit, nga dy shtetas të tjerë”, sqaroi Policia. Ndaj të riut është qëlluar me armë zjarri tip pistoletë, ku e ka kapur vetëm një nga plumbat e shkrepur në drejtim të tij. Pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin e Pogradecit rreth katër orë më vonë është dërguar në drejtim të Spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.

MOTIVET

Konfliktet e vjetra në këtë qytet janë rikthyer sërish në skenë, ndërsa vetëm dy vite më parë në drejtim të hotelit të biznesmenit Jetmir Muçllari, i cili zotëron hotel “Voloreka” në zonën e Drilonit është qëlluar me breshëri kallashnikovi ndërsa hoteli ishte i mbushur me turistë të shumtë në pikun e sezonit turistik.

Ngjarja e djeshme dyshohet të ketë lidhje pikërisht me atë ngjarje, e regjistruar më 8 gusht 2020. Në atë kohë, dy persona kanë qëlluar me kallashnikov në drejtim të hotelit, i cili është në pronësi të Emanuela Muçllarit, bashkëshortes së Jetmir Muçllarit. Të paktën 100 plumba u qëlluan në drejtim të ndërtesës ku ishin parkuar makina të shumta dhe 6 prej mjeteve luksoze pësuan dëmtime. Me të paktën, 24 plumba u qëllua automjeti i Jetmir Muçllarit. Plumba u qëlluan edhe në drejtim të dhomës së djalit të tij, i cili edhe atëherë dyshohet të ketë qenë shënjestër e atentatit siç deklaronte publikisht Jetmir Muçllari.

AUTORËT

Pas denoncimit të Johan Muçllarit, i cili i njihte autorët e ngjarjes së rëndë, Policia i ka identifikuar menjëherë ata. Bëhet fjalë për shtetasit, Firdeus Berberi, djali i Ilir Berberit aktualisht i arrestuar për ngjarjen e dy viteve më parë. Ai njihet në Pogradec si “Lili i Rrushkës” dhe konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë shoqërore në këtë qytet. Gjithashtu, në ngjarjen e djeshme është përfshirë edhe shoku i tij, Greisi Maxhari. “Menjëherë në vendngjarje, kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe nga veprimet e para u bë e mundur identifikimi i dy autorëve të dyshuar konkretisht shtetasit Firdeus Berberi dhe Greisi Maxhari.

Përplasjet e biznesmenit me anëtarët e “Grupit të Pogradecit”

Ka qenë viti 2018, kur Johan Muçllari është konfliktuar me Andrea Pilinçin, Meardi Berberi dhe Mariglen Topuzin, konflikt nga i cili mendohet se kanë ndodhur një ngjarjesh të rënda gjatë periudhës në vijim e deri ditën e djeshme. Pas këtij konflikti, më 1 gusht të vitit 2019, të riut i djegin automjetin tip “BMWX5”, për të cilën u akuzua shtetasi Mariglen Topuzi.

Zjarrvënësi ishte identifikuar nga kamerat e sigurisë nga vetë biznesmeni dhe i biri, për të cilin dëshmuan në gjykata. Para dëshmisë, Muçllari u kërcënua nga Ilir Berberi dhe i biri i tij, Maerdi, ndërsa bashkë me ta ishin dhjetëra anëtarë të të ashtuquajturit “Grupit të Pogradecit”. “…aty kanë qenë Ilir Berberi, djali i tij Firdeues Berberi, Xhuljano Topuzi dhe Meardi Berberi. Mua fillimisht më është afruar Firdeus, të cilin unë e njoh si djalin e ‘Lilit të Rushkës’ dhe pasi më ka kapur nga krahu më ka thënë:’…ti nuk do të futesh për të dëshmuar, përndryshe do të vrasim ty dhe djalin tënd…’. Pas Firdeusit, më ka ardhur babai i tij, Ilir Berberi ose ‘Lili i Rushkës’ dhe më ka thënë:‘…nuk do të hysh në gjyq, kam ardhur tri herë për të takuar, por nuk më ke pranuar…’, deklaronte Jetmir Muçllari. Një vit më vonë, do të regjistrohej një tjetër ngjarje e rëndë, kësaj here në një hotel në zonën e Drilonit. Të paktën tre karikatorë kallashnikovi u qëlluan në drejtim të hotel “Volorekës”. Midis personave të arrestuar për breshërinë e kallashnikovit, janë shtetasit Ilir Berberi ose “Liri i Rushkës”, Meard Berberi ose “Koro”, Ardian Xhuti, Elvir Haxhia, Anterio Kaloshi, ky i fundit mik i Orgest Bilbilit dhe konsiderohet si personi që kishte strehuar Bilbilin në një shtëpi me qira në Tiranë, në zonën e Xhamllikut.

Gjatë shkarkimit të 3 karikatorëve në drejtim të automjeteve dhe ndërtesës së hotelit në pronësi të familjes Muçllari, u qëllua edhe në drejtim të dhomës ku flitet Johani, i cili fatmirësisht nuk pësoi asnjë dëmtim në atë kohë. Sipas relacionit të Policisë për ngjarjen e 8 gushtit 2020, në vendin e të shtënave u gjetën 82 gëzhoja armësh zjarri. Në relacion thuhej se “Jetmir Muçllari dhe djali i tij Johani, kanë pasur edhe më parë konflikte me Meardi Berberi, Bledar Berberi, Mariglen Topuzi dhe lidhje të tyre si Brian Syzo, Altedi Jolldashi e persona të tjerë…”.

Ndërsa më datën 1 gusht 2020 po në hotel “Voloreka” janë afruar 2 persona me motor, të cilët kanë tentuar për të qëlluar me armë zjarri dhe nga këqyrja e vendit të ngjarjes, janë sekuestruar 3 fishekë me kapsollë të goditur. Ilir Berberi hiqej si polic, duke mbajtur me vete një mjet identifikuar nga uniformat blu, e ndërsa Meardi si avokat. Dy dokumentet e falsifikuara u gjetën nga policia, në mesin e arsenalit të armëve që ishin të fshehura në garazhin e Ervin Kalajës. Berberi konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe një emër i njohur për policinë e Pogradecit, pasi rezulton i hetuar dhe i dënuar për një sërë ngjarjesh kriminale, përfshirë gjobvënien, vjedhjen dhe armëmbajtje pa leje. Gjithashtu, Berberi është hetues edhe për vrasjen e shefit të Komisariatit në Pogradec, Argon Gjyrezi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.