E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksi Korçë-Pogradec/  Automjeti përplas makinën e policisë; plagoset efektivi
Lajme

Aksi Korçë-Pogradec/ Automjeti përplas makinën e policisë; plagoset efektivi

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin “Korçë-Pogradec”.

Një automjet tip Mitsubishi” me drejtues një 61 vjeçar është përplasur me makinën e Policisë Rrugore.

Sipas uniformave blu mjet tip “Volkswagen” ka kryer një manovër të gabuar duke i prerë rrugën dhe krejt papritmas është përplasur me mjetin e policisë.

Nga goditja ka mbetur i plagosur oficeri i policisë rrugore, i cili ndodhet në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore.

Nga ana tjetër policia ka shoqëruar në komisariatin e Pogradecit drejtuesin e mjetit tip “Volksëagen” ku po pyetet për rrethanat e këtij aksidenti.

“Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në fshatin Çërravë, automjeti tip “Mitsubishi” me drejtues shtetasin R. F., 61 vjeç, banues në Çërravë, është përplasur me automjetin e Policisë Rrugore, tip “Volkswagen”, me drejtues punonjësin e policisë në detyrë, shtetasin M. K. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi M. K., i cili ndodhet për mjekim në spital.

Me shtetasin R. F., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit”, njoftoi policia.

Ndërkohë një aksident i dytë ka ndodhur në Pogradec, ku mësohet se një mjet tip “furgon” ka përplasur një biçikletë. Si pasojë e aksidentit, ka mbetur i plagosur drejtuesi i biçikletës.

I plagosuri është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.