E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksident fatal/ Humb jetën shqiptarja në Itali, nënë e dy fëmijëve (VIDEO-FOTO)
Lajme

Aksident fatal/ Humb jetën shqiptarja në Itali, nënë e dy fëmijëve (VIDEO-FOTO)

Një aksident tragjik i ndodhur një ditë më parë, i ka marrë jetën një shqiptareje në Itali.

1540992707671_1540992747.jpg--adelina_toska

Siç raporton këtë të mërkurë “Corriere di Rieti”, viktimë është Adelina Toska, 33 vjeçe, e cila la pas bashkëshortin dhe dy fëmijët e moshës 6 dhe 12 vjeç.

 

 

corriere

“Adelina dhe familja e saj u integruan në mënyrë të përkryer në Itali, ajo jetoi me familjen e saj në Casali, në komunën “Poggio Nativo” në Rrieti, ku bashkëshorti i saj punon si murator. I gjithë komuniteti është në zi dhe është mbledhur rreth familjes së gruas”, raporton “Corriere”.

Aksidenti

Sipas të njëjtave burime, Adelina udhëtonte nga Salaria në drejtim të Rietit, me një “Peugeot 206” që u përplas me një “Alfa 159” që vinte nga drejtimi i kundërt. Përplasja rezultoi fatale për të renë shqiptare, ndërsa drejtuesi në mjetin tjetër u plagos rëndë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.