E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksident fatal në Elbasan – Librazhd, humb jetën i riu (FOTO)
Lajme

Aksident fatal në Elbasan – Librazhd, humb jetën i riu (FOTO)

Një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është plagosur në një aksident të ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan.

Viktimë është një 25-vjeçar me iniciale G.P., bënë me dije burime zyrtare nga policia lokale, ndërsa i plagosuri është me iniciale E.P..

Aksidenti

 

Sipas informacioneve parprake nga policia, ora shënonte rreth 20:30, kur në aksin rrugor Elbasan –  Librazhd,  në fshatin Mirakë, është përplasur autobusi me targa AA121 CS me drejtues shtetasin Gj.S., 48 vjeç, banues në Durrës, me mjetin tip “Hondaj”, me targa AA352 CK.

aksidenti

Si pasojë e aksidentit, është plagosur drejtuesi i makinës “Hondaj”, G.P., 25 vjeç, banues në Librazhd dhe pasagjeri E.P.. Të dy janë dërguar për në spital, por, G.P. 25 vjeç, nuk ka mundur të mbijetojë. Ai ka humbur jetën, rrugës për në Spitalin e Elbasanit, sipas burimeve policore.

Nga pasagjerët e autobusit, nuk raportohet për të lënduar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.