Aksident i rëndë me dy viktima / Detajet e para, i riu përplas nënën me dy fëmijë në trotuar, automjeti ishte marrë me qira
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në dalje të Kavajës, ku raportohet se një makinë ka aksidentuar një nënë me dy fëmijë, te cilet ndodheshin ne ane te superstrades.
Policia e Shtetit njofton zyrtarisht se nga aksidenti i rëndë në Kavajë kanë humbur jetën dy persona dhe janë plagossur dy të tjerë.
Sipas Policisë, rreth orës 22:30 në dalje të qyteti të Kavajës, drejtuesi i mjetit tip Benz ( marrë me qera), me targe AA 615 VO, shtetasi V.C, 24 vjeç për të shmangur disa këmbësorë që tentonin të kalonin nga njëri krah i rrugës në krahun tjetër ka humbur kontrollin mbi mjet, por edhe si pasojë edhe e lagështirës êshtë përplasur me tabelën e një karburanti.
Për pasojë mjeti ka goditur këmbësoret,, ku shtetasja L.D rreth 46 vjeçe ka humbur jetën, ndërsa vajza e saj shtetasja Xh.D 21 vjeçe ndodhet në spital jashte rrezikut për jetën.
Gjithashtu ka humbur jetën edhe pasagjeri që udhëtonte me këtë mjet shtetasi G.B, rreth 23 vjeç.
Drejtuesi i mjetit është plagosur dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISË:
Kavajë/Informacin paraprak
Rreth orës 22.30 në dalje të qyteti të Kavajës, drejtuesi i mjetit tip Benz ( marrë me qera), me targe AA 615 VO, shtetasi V.C, 24 vjeç për të shmangur disa këmbësorë që tentonin të kalonin nga njëri krah i rrugës në krahun tjetër ka humbur kontrollin mbi mjet, edhe si pasojë edhe e lagështirës mjeti êshtë përplasur me tabelën e një karburanti.
Për pasojë mjeti ka goditur këmbësoret,, ku shtetasja L.D rreth 46 vjeçe ka humbur jetën, ndërsa vajza e saj shtetasja Xh.D 21 vjeçe ndodhet në spital jashte rrezikut për jetën.
Gjithashtu ka humbur jetën edhe pasagjeri që udhëtonte me këtë mjet shtetasi G.B, rreth 23 vjeç.
Drejtuesi i mjetit është plagosur dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




