E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksident i rëndë me pasojë vdekjen në Rrugën e Kombit
Publik News

Aksident i rëndë me pasojë vdekjen në Rrugën e Kombit

Një aksident i trefishtë me pasojë vdekje ka ndodhur në ‘Rrugën e Kombit’ mbrëmjen e sotme, në afërsi të qytetit të Rrëshenit, në aksin rrugor Milot-Rrëshen.

Një trailer është përplasur me mjetin tip “BMW” dhe me një automjet tjetër. Paraprakisht bëhet me dije se trupi i viktimës ka qëndruar për rreth 30 minuta brenda në mjet, pasi ka qenë e pamundur të nxirrej.

Policia është nisur drejt vendngjarjes dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes. Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe zjarrëfikësja që kanë bërë të mundur sharrimin e mjetit dhe nxjerrjen prej aty të trupit nga makina.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.