E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksident i rëndë në autostradën Morinë-Kukës
Lajme

Aksident i rëndë në autostradën Morinë-Kukës

Vdes gjatë rrugës për në Tiranë 40-vjeçari. E plagosur bashkëshortja

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është shënuar në autostradën Morinë-Kukës, në fshatin Morinë.

Policia njofton se viktima është shoferi i automjetin “Volkswagen”. Dyshohet se ai humbi kontrollin mbi mjetin dhe është përplasur me trafikndarësen.

40-vjeçari humbi jetën teksa transportohej për në spitalin e Traumës në Tiranë.

Ndërkohë bashkëshortja e tij ka mbetur e plagosur nga aksidenti.

Njoftimi nga Policia Kukës

Më datë 25.07.2022, në autostradën Morinë-Kukës, në fshatin Morinë, shtetasi I. M., duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe është përplasur me trafikndarësen.

Për pasojë është dëmtuar rëndë drejtuesi i mjetit, shtetasi I. M., 40 vjeç, banues në fshatin Shtiqen, i cili ka ndërruar jetë gjatë transportimit në Spitalin e Traumës, Tiranë.

Gjithashtu është dëmtuar bashkëshortja e tij, shtetasja A. M., 36 vjeçe, e cila pasi ka marrë mjekim në spitalin e Kukësit, është larguar në banesë, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.