Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, disa ambulanca në vendin e ngjarjes
Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë – Durrës.
5 persona kanë mbetur të plagosur rëndë, mes tyre edhe një grua.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar 3 ambulanca, që po transportojnë të lënduarit drejt spitalit.
Dy prej tyre mësohet se ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.
Nuk dihen ende rrethanat e këtij aksidenti, ashtu sikurse identiteti i të lënduarve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



