E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksident i rëndë në Durrës, drejtuesi bllokohet brenda mjetit
Publik News

Aksident i rëndë në Durrës, drejtuesi bllokohet brenda mjetit

Mesditën e sotme një aksident i rëndë ndodhi në zonën e “Plepave” në Durrës.

Në të u përfshinë dy automjete dhe një autobus i linjës Golem-Plepa.

Për pasojë dy persona u plagosën kur një automjet tip “Volkswagen” u përplas me autobusin dhe më pas goditi bordurën, duke dalë në kahun tjetër të rrugës ku aksidentoi edhe një automjet ne kahun e kundërt.

Nga përplasja drejtuesi i makinës “Volkswagen” mbeti brenda mjetit dhe u desh ndërhyrja e forcave të ushtrisë e zjarrfikësve.

Një pasagjere në autobus u plagos në kokë nga përplasja në xham dhe u dërgua në spital.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.