Aksident i rëndë në Durrës, vdes 23-vjeçari
Një automjet me drejtues shtetasin me iniciale E. K., 23 vjeç, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një plep.
Si pasojë e përplasjes drejtuesi i mjetit ndodhet nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë dhe ka ndërruar jetë pasagjeri shtetasi me iniciale G. H., 23 vjeç.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



