Aksident i rëndë në Korçë, makina përplas gruan dhe fëmijën
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në Korçë.
Sipas të dhënave paraprake, një makinë tip “Ford” me targa “AA 549 GR” ka përplasur një grua teksa po kalonte rrugën. Gruaja po mbante në dorë edhe një fëmijë.
Gruaja është transportuar drejt spitalit të qytetit, ndërsa nuk dihet gjendja shëndetësore e saj dhe fëmijës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



