AKSIDENT I RËNDË NË SHKODËR, MAKINA PËRPLAS NJË FËMIJË
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Shkodër.
Një automjet ka përplasur një fëmijë teksa ka qenë duke ecur në rrugë.
Mësohet se i mituri është transportuar drejt spitalit rajonal të Shkodrës, ndërkohë që nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
Ngjarja ka ndodhur tek zona e quajtur “Fusha e Druve”.
Autoritetet po punojnë për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



