Aksident i rëndë në Shkodër
Një aksident ka ndodhur rreth orës 23:15 mbrëmjen e djeshme në unazën perëndimore, në lagjen “Salo Halili” Shkodër.
Polici bën me dije se mjeti tip Volkswagen me drejtues mjeti A. M. 39 vjeç, banues në lagjen Salo Halili është përplasur me mjetin tip Benz me drejtues A. G. 41 vjeç.
Mësohet se nga aksidenti ka mbetur i plagosur rëndë 39-vjeçar me iniciale A.M, i cili është dërguar në spitalin e Shkodrës për mjekim më të specializuar.
Drejtuesi mjetit tip Benz është shoqërua në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme
Ndërsa, grupi hetimor ka kryer të gjitha veprimet e nevojshme, ku pritet edhe të dalin rrethanat të aksidentit.




Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



