AKSIDENT I RËNDË/ PËRPLASEN DY MAKINA, 4 TË PLAGOSUR
Një aksident i rëndë raportohet nga Fushë-Kruja ku janë përplasur dy automjete të tipit “Benz”.
Për pasojë, 4 persona, pjesëtarë të një familjeje, kanë mbetur të plagosur dhe janë nisur menjëherë drejt spitalit të Tiranës.
Të plagosurit janë Ana Prushi, Valbona Prushi, Xhire Prushi dhe Agim Hajdari. Sipas burimeve nga spitali i Traumës, të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ende nuk dihen shkaqet e përplasjes së mjeteve por në vendin e ngjarjes ka mbërritur grupi i hetimit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



