Aksident i rëndë te ‘Rruga e Kavajës’, ‘Benzi’ përplas motorristin, kalimtarët e marrin ‘krah e kofshë’ dhe i japin ndihmën e parë
Një person ka mbetur i plagosur pak minuta më parë në Tiranës, te “Rruga e Kavajës”, si paosjë e një aksidenti rrugor. I plagosur ka mbetur drejtuesi i një motorri “delivery”.
Siç shihet nga pamjet e siguruara nga newsbomb.al, aksidenti ka ndodhur përballë Ministrisë së Shëndetësisë dhe godinës së Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM).
Shkaku i përplasjes nuk dihet ende, ndërsa në të janë përfshirë një mjet tip “Mercedes Benz CLS” i zi, i kthyer në mes të rrugës, dhe një motorr. Policia ndodhet në vendngjare, ndërsa kalimtarët marrin “krah e kofshë” shoferin e motorrit për t’i dhënë ndihmën e parë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



