E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksident i tmerrshëm në Antalia, 9 të vdekur dhe 26 të plagosur
Bota

Aksident i tmerrshëm në Antalia, 9 të vdekur dhe 26 të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor me autobus ka tronditur mëngjesin e sotëm qytetin turistik të Antalias, në jug të Turqisë, duke shkaktuar humbjen e jetës së nëntë personave dhe plagosjen e 26 të tjerëve.

Lajmin e ka konfirmuar guvernatori i Antalias, Hulusi Sahin, i cili bëri të ditur se të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitaleve të zonës dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Ai nuk dha detaje nëse mes viktimave apo të plagosurve kishte shtetas të huaj.

Sipas autoriteteve, autobusi po udhëtonte nga Tekirdag (Radesto) drejt Antalias me 34 pasagjerë në bord, kur rreth orës 10:20 sipas kohës lokale (08:20 ora shqiptare) doli nga rruga dhe u përmbys në një segment autostrade.

Shkak dyshohet të jenë bërë kushtet e vështira atmosferike. Guvernatori bëri me dije se në zonë kishte shi të dendur dhe mjegull, ndërsa vendi ku ndodhi aksidenti konsiderohet një kryqëzim problematik. Sipas tij, paraprakisht dyshohet se autobusi ka qenë duke lëvizur me shpejtësi mbi normat e lejuara.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht shkaqet e aksidentit, ndërsa trafiku në zonë u bllokua për disa orë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.