Aksident masiv në Tiranë-Elbasan: Ndërron jetë në spital një prej tre vajzave të plagosura
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pak çaste më parë në aksin Tiranë-Elbasan.
Pesë persona kanë mbetur të plagosur, mes tyre tre vazja, një prej të cilave ka ndërruar jetë në spital.
Sipas informacioneve paraprake, shkak i aksidentit është bërë humbja e kontrollit të një prej makinave, që më pas është përplasur me 4 automjete të tjera. Dëmtimet më të mëdha i ka pësuar mjeti tip “Volksëagen” me targa “AA 446 VE”.
Përveç policisë dhe ambulancës, drejt vendngjarjes është nisur edhe zjarrfikësja, për të bërë të mundur nxjerrjen e një prej pasagjerëve që ka mbetur i bllokuar në makinë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



