Aksident me fatalitet në magjistralen Gjilan-Ferizaj, policia jep detaje
Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili ka bërë të ditur që në aksident ishin të përfshirë një veturë dhe një motoçikletë dhe si pasojë, ka humbur jetën motoçiklisti, raporton lajmi.net.
“Rreth orës 12:00 në magjistralen Gjilan -Ferizaj në kryqëzimin e rrugës mes fshatit Zhegër, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një veturë me targa civile dhe një motocikletë. Si pasojë e aksidentit besohet se në vendin e ngjarjes ka humbur jetën motoçklisiti mashkull, ndërsa janë lënduar rëndë edhe dy persona tjetër, vdekjen e ka konstatuar edhe ekipi mjekësor, ndërsa ekipi policor është në vendin e ngjarjes duke i kryer hetimet” ka bërë të ditur Hashani
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



