Aksident me pasojë vdekjen në aksin Bushat- Shkodër
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Shkodër-Bushat, ndërsa një person ka humbur jetën.
Një kamion është përplasur me një makinë në kryqëzimin e Kryebushatit dhe për pasojë drejtuesi i mjetit ka humbur jetën, ndërsa gruaja dhe fëmija kanë arritur të shpëtojnë, por kanë marrë plagë të rënda.
Të dy janë transportuar nga ambulanca në spitalin e Shkodrës për të marrë ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat e policisë të cilat nisën hetimet për shkaqet e këtij aksidenti rrugor.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



