Aksident me të plagosur në Tiranë, makina përplaset me motorin
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme afër ‘ETC’ në Tiranë.
Nga të dhënat e para bëhet e ditur se një motor është përplasur me një makinë.
Nga aksidenti mësohet se ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa, nga fotot e ardhura në redaksinë e ‘GazetaExpress’ shihet se policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



