E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksident me vdekje në aksin Gjirokastër-Tepelenë, ndërron jetë drejtuesi i mjetit
Lajme

Aksident me vdekje në aksin Gjirokastër-Tepelenë, ndërron jetë drejtuesi i mjetit

 Një aksident fatal është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në afërsi të “Urës së Kardhiqit”.

Sipas policisë, një 62-vjeçar, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 05:10, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në afërsi të “Urës së Kardhiqit”, shtetasi Q. N., 62 vjeç, banues në Gjirokastër, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Shtetasi Q. N., ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.