Aksident me vdekje në Kolonjë, në aksin Fier – Lushnjë
Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin rrugor Fier –Lushnjë, pranë Kolonjës, në orën 3:25.
Një 31-vjeçar me iniciale Z.H. drejtonte një Land Rover, ka dalë nga rruga, ndërkohë që kishte dhe një pasagjer, M.R.28 vjeç.
Për pasojë, ka humbur jetën pasagjeri M.R., kurde drejtuesi i mjetit Z.H. ëhstë shtruar në spitalin e Traumës, i plagosur.
Ky është vendi ku ndodhi aksidenti fatal në mesnatë pranë rrethrrotullimit të Kolonjës në Lushnjë. Sipas Policisë, aksidenti është shkaktuar nga shpejtësia e lartë me të cilën qarkullonte mjeti Land Rover, ku ndodheshin dy të rinj nga Berati.
Në aksident humbi jetën pasagjeri M.R. 28 vjeç, banues në Berat dhe u plagos rëndë drejtuesi i mjetit, Z.H.31 vjeç, banues po në Berat. Rrethrrotullimi i Kolonjës është një nyjë e zezë për jetët që janë humbur aty dhe asnjë masë nuk është marrë deri tani nga Policia. Aksidenti ndodhi rreth 3:25.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco