E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
AKSIDENT ME VDEKJE NË TIRANË, MAKINA PËRPLAS NJË GRUA
Lajme

AKSIDENT ME VDEKJE NË TIRANË, MAKINA PËRPLAS NJË GRUA

Aksident me pasojë vdekjen raportohet në këto minuta nga Kamza.

Një automjet ka përplasur për vdekje një grua të moshuar 65 vjeçe, me inicialet D.D, në rrugën ‘Skënderbej”.  Policia ka mbërritur me urgjencë në vendin e ngjarjes duke shoqëruar edhe drejtuesin e mjetit, Rezart Koleci.

Ka nisur hetimi për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit tragjik.

NJOFTIMI I POLICISË:

Me datë 10.04.2017, rreth orës 12:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në Kamëz, ka ndodhur një aksident.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:

Në rrugën “Skënderbej” në Kamëz, mjeti me targë AA 598 DO, me drejtues shtetasin Rezart Koleci ka aksidentuar një këmbësore shtetasen D.D., rreth 65 vjeçe.

Për pasojë shtetësja D.D., ka humbur jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të aksidentit ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprimet e mëtejshme

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.