Aksident mes tre automjeteve në autostradën Tiranë-Durrës
Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në autostradën Tiranë–Durrës, në afërsi të Maminasit, duke shkaktuar shqetësim dhe bllokim të përkohshëm të qarkullimit.

Sipas të dhënave paraprake, në ngjarje janë përfshirë tre automjete që janë përplasur mes tyre, ndërsa shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se dëmet materiale janë të konsiderueshme në të dy mjetet.
Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat kanë nisur veprimet për zbardhjen e rrethanave dhe normalizimin e trafikut në zonë.

Deri në këto momente nuk ka një konfirmim zyrtar për persona të lënduar, ndërsa pritet një reagim më i detajuar nga autoritetet për dinamikën e plotë të aksidentit.
Si pasojë e përplasjes, qarkullimi në autostradë është rënduar për disa minuta, duke krijuar radhë automjetesh në segmentin pranë Maminasit.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



